E veja e Navalny: Putin nuk është presidenti legjitim i Rusisë

schedule11:18 - 19 Mars, 2024

schedule 11:18 - 19 Mars, 2024

Julia Navalnaya, e veja e disidentit Alexei Navalny tha sot se Vladimir Putin nuk është presidenti legjitim i Rusisë dhe se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nuk kanë asnjë kuptim.

“Ne i dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë. Ne nuk e zgjodhëm atë,” tha Navalnya, duke iu referuar protestave kundër Putinit të mbajtura në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale të 17 marsit.

Në ditën e fundit të zgjedhjeve, opozita në Rusi bëri thirrje për një protestë politike paqësore, por simbolike kundër rizgjedhjes së Presidentit Vladimir Putin.

Mijëra njerëz dolën në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë si pjesë e fushatës kundër Putinit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!