Një grua e fiksuar pas operacioneve plastike, e cila pretendon se ka “mollëzat më të mëdha në botë”, dëshiron të vazhdojë operacionet. Gjinjtë dhe vithet e saj tani janë në rregull.
Anastasiia Pokreshchuk, 32 vjeçe, nga Kievi, Ukrainë, ka dhuruar afër 2,000 euro për fytyrën e saj.
Ajo bën injeksione të acidit hialuronik, duke ndjekur udhëzimet online të një mjeku dhe pranon se ndërsa “mund të jetë e rrezikshme”, pëlqen ta bëjë atë dhe nuk ka ndërmend të ndalet së shpejti.
Model with ‘world’s biggest cheeks’ reveals she wants MORE surgery to enhance her breasts https://t.co/3apzct97Jp
— Daily Mail Online (@MailOnline) May 24, 2021
Përkundër faktit se fytyra e saj është deformuar, ajo dëshiron të bëjë operacione të tjera plastike në trupin e saj. Ylli i rrjeteve sociale me më shumë se 264,000 ndjekës u pyet kohët e fundit nga një prej tyre: “Kur do të bëni një operacion në gji dhe çfarë madhësie? Edhe a keni ndërmend të vendosni implante edhe në vithe?
Përgjigja e saj ishte se ajo dëshiron të rrisë gjoksin e saj, sepse natyra nuk ja ka dhënë.
Ajo tashmë ka bërë shumë ndërhyrje, siç janë buzët dhe mjekra. Madje postoi foto se si ishte më parë dhe shumë nuk e njihnin.
Kishte shumë që thanë që ajo ishte më e bukur para ndërhyrjeve, megjithatë Anastasiia ndihet mirë me pamjen e saj të re. “Pas injeksioneve dhe ndryshimeve që pashë në mollëzat e mia, u dashurova me to. Unë e kuptoj që ato duken të çuditshëm për njerëzit e tjerë, por nuk e kam problem”, thekson 32-vjeçarja./abcnews.al
View this post on Instagram