Porto humbi 3-1 mbrëmjen e kaluar në Angli ndaj Manchester City. Kampionët e Portugalisë e nisën me humbje edicionin e ri të Champions League, edhe pse kaluan të parët në avantazh falë një eurogoli të Luis Diaz.
Një disfatë ndaj ekipit të Pep Guardiolës pranohet, por trajneri i Portoës është tërbuar me gjykimin e sfidës. Në prononcimin e dhënë pas sfidës për Eleven Sports, Sergio Conceicao nuk e kursen ironinë në lidhje me arbitrimin.
Golat dhe rastet e MANCHESTER CITY-PORTO
Trajneri luzitan ka pretendime për penalltinë e Agueros që solli golin e barazimit, teksa goli i dytë i ekipit anglez nisi nga një faull i padhënë për Porton. Jo vetëm kaq, pasi Conceiao pretendon edhe një penallti që nuk u akordua për djemtë e tij.
“Jemi një ndër vendet e para që pranuam VAR-in, por me atë që pashë në ndeshjen me Cityn, më duhet t’i kërkoj falje të gjithë arbitrave portugezë. Ndihemi të lënduar, meritonim një rezultat pozitiv“, deklaron Conceiaco. /abcnews.al