Myrto Fourountzoglou, një studente ekselente e Mjekësisë në Greqi ka humbur betejën 2-vjeçare me kancerin. Ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Studentja 20-vjeçare ishte dalluar për rezultatet e saj, duke e cilësuar e “para e të parëve” në fakultet. Ajo u diagnostifikua me kancer në tru dy vite më parë.
Presidenti i DOK Kosmas Harpantidis ka dhënë lajmin e trishtë me një mesazh ngushëllimi për familjarët.
“Konservatori Komunal i Kavalës shpreh ngushëllimet e tij të përzemërta për prindërit dhe familjen e studentes fatkeqe Myrtos Fourountzoglou, që ishte një nga studentet më të dalluara të DOK”, shkruan ai. m.v/abcnews.al