Vitor Oliveira, një nga trajnerët me më eksperiencë në Portugali, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 67-vjeçare në mënyrë të papritur.
Ai u ndje keq gjatë një shëtitje në zonën e Matosinhos, ku ai qëndronte prej kohësh dhe më pas nuk ia doli të mbijetonte. Më vonë pritet të zbulohet edhe shkaku specifik i ndarjes së tij nga jeta. Oliveira ishte për momentin pa një klub, por një nga më të njohurit në ligat vendase të Portugalisë.
Në sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Gil Vicente, teksa gjatë karrierës së tij ai regjistron 11 ngjitje të skuadrave të tij në elitën e futbollit portugez, duke merituar edhe nofkën “Mbreti i Ngjitjeve”. /abcnews.al