Ish-futbollisti spanjoll Pelayo Novo ka vdekur në moshën 32-vjeçare pasi raportohet se është përplasur nga një tren.
Novo ishte kthyer për të luajtur tenis në një karrige me rrota, pasi pesë vite më parë, ai pësoi një rënie të tmerrshme nga kati i tretë i hotelit të ekipit të tij, duke mbetur i paralizuar nga gjymtyrët.
Mediat spanjolle raportuan të martën në mbrëmje se ish-mesfushori u shtyp për vdekje nga një tren në Oviedo. Novo ka qenë mesfushor i ekipeve të ndryshme si Elche, Cordoba, Lugo dhe Albacete në Spanjë, por gjithashtu edhe për një kohë të shkurtër te skuadra rumune CFR Cluj.
Ai kaloi 51 ditë në spital të Zaragozës pas aksidentit tragjik që pësoi duke rënë nga kati i tretë. Kur u transferua në Spitalin Kombëtar Paraplegjik të Toledos, ai i emocionoi të gjithë me qëndrimin e tij pasi kupti se nuk do të luante më futboll. Novo më pas u bë ambasador për atletët profesionistë dhe aspirantë me aftësi të kufizuara në vendin e tij. Ai zbuloi një dashuri për tenisin dhe luante në karrigen e tij me rrota dhe përfundimisht u bë anëtar i bordit të drejtorëve të Federatës së Tenisit të Austrisë./ h.ll/abcnews.al