Carlo Ancelotti vazhdon të shohë alternativa të ndryshme për përforcimin e Everton. Drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri italian kanë ambicie të mëdha dhe, pavarësisht krizës ekonomike, një fond i konsiderueshëm do të shpenzohet në merkato.
Një nga emrat e fundit që ka dalë në skenë është Teun Koopmeiners. 22-vjeçari është pjesë e AZ Alkmaar, skuadër në të cilin mban shiritin e kapitenit, njësoj si dhe te Holanda U21. Për lojtarin, i cili aktivizohet si mesfushor shkatërrues dhe qendërmbrojtës, interesohet edhe Milani.
Ancelotti dëshiron të fitojë garën me kuqezinjtë e Milanit dhe ka gati ofertën e parë për klubin holandez. Ajo konsiston në 15 milion euro, teksa tani pritet reagimi i klubit italian. /abcnews.al