E telefonoi Koulibaly për numrin 26, Terry mendoi se ishte tallje dhe i mbylli telefonin

schedule21:45 - 3 Gusht, 2022

schedule 21:45 - 3 Gusht, 2022

Kalido Koulibaly u transferua te Chelsea nga Napoli gjatë kësaj merkatoje verë, teksa ish-mbrojtësi napolitan do të jetë zëvendësuesi i Antonio Rudiger, me këtë të fundit që zgjodhi kalimin te Real Madrid.

Me të mbërritur në “Stamford Bridge”, seleganezi ka kërkuar të mbajë numrin 26 në fanellën e tij.

Mbrojtësi e ka bartur këtë numër te Napoli dhe ka dashur ta mbajë edhe te klubi i ri, mirëpo për respekt të ish-mbrojtësit anglez, John Terry , vendosi t’i kërkonte leje (edhe pse nuk ishte pensionuar teknikisht nga klubi, porse askush nuk e kishte bartur nga viti 2017).

Koulibaly ka treguar se fillimisht Terry nuk kishte besuar se ishte ai duke menduar se ishte një telefonatë për t’u tallur, ashtu që e kishte mbyllur telefonin.

“Isha paksa nervoz, por shumë i lumtur. Ai nuk besoi se isha unë në fillim. Ma mbylli telefonin, sepse nuk besonte se isha unë”, ka treguar 31-vjeçari.

Qendërmbrojtësi po ashtu ka thënë se ish-futbollisti i Chelseat, Gianfranco Zola, i ndihmoi në përgatitjen e pyetjeve dhe e lidhi Koulibalyn me Terryn.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!