E talentuar në violinë, Sadja 7 vjeçare: Dëshiroj të bëhem e suksesshme

schedule20:11 - 20 Prill, 2024

schedule 20:11 - 20 Prill, 2024

Është vetëm 7 vjeç por në të ardhmen dëshiron që të jetë krah virtuozëve shqiptarë.

Kjo është Sadja Baruni nga Kruja, me një pasion të madh për violinën dhe instrumentet e tjera muzikore. Mësimet e para në violinë i mori në moshën 4 vjeçare në Krujë, mandej konkurroi në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, aty ku studion edhe sot.

Përveç mësimeve në shkollë dhe kurseve të ndryshme që ndjek ushtrohet gjatë edhe në shtëpi. Sadja tregon se frymëzim për të janë dy violinistë të njohur Sihana Badivuku nga Kosova dhe virtuozi shqiptar Olen Çezar. Rrugëtimin artistik Sadja e nisi pas këmbënguljes së nënës e cila donte që e bija të realizonte një ëndërr të sajën që ajo nuk mundi. Në familjen Baruni Sadja nuk është e vetmja që ka pasion muzikën. Edhe pse vetëm 7 vjeç ajo numëron disa çmime. Në të gjitha konkurset që ka marrë pjesë është vlerësuar vetëm çmime të para. Sadja nuk luan vetëm në violinë. Ajo mund të interpretojë po ashtu në piano edhe kitarë. Për gjithë arritjet e deritanishme Sadja i është mirënjohëse prindërve dhe mësuesve, që jo vetëm dalluan tek ajo talentin në muzike por edhe e kanë mbështetur. Premton se ndihmën do ua shpërblejë duke i bërë krenarë jo vetëm në skenat shqiptare por edhe në ato ndërkombëtare.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!