E sjellshme dhe me humor, zëdhënësja me origjinë greke e Biden “rrëmben spektaklin”

schedule17:09 - 21 Janar, 2021

schedule 17:09 - 21 Janar, 2021

Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses. Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive.

Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante dy maska vënë dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.


Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.

“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.

E sjellshme dhe me humor, Psaki u përpoq të tregonte që nga informimi i parë tonin e qeverisë së re dhe si do të funksionojë krahu perëndimor nën qeverisjen e Biden. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!