“E si mos të të dua?”, Vedat Muriqi reagon për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

schedule21:01 - 6 Janar, 2024

schedule 21:01 - 6 Janar, 2024

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka reaguar pas lajmeve se Spanja zyrtarisht njeh pasaportën e Kosovës.

Që nga ky moment. qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në gadishullin iberik.
Ky është padyshim një lajm i madh, sidomos për tifozët e Real Madridit dhe Barcelonës në Kosovë, pasi që tani do të kenë mundësinë që ta ndjekin nga afër klubin e tyre të zemrës.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle në platformën X (ish-Twitter)./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!