Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E shtuna e rradhës e protestave në France, një tjetër viktimë

schedule11:00 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 11:00 - 22 Dhjetor, 2018

Jelekët e Verdhë protestojnë sërish në Francë pavarësisht projektligjit të miratuar nga senati francez, i cili përmban pjesën më të madhe të premtimeve të presidentit francez Makron. Ndërkohë mbrëmjen e së premtes është shënuar viktima e dhjetë si pasojë e bllokimit të rrugëve nga protestuesit.

Një shofer ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në një aksident rrugor i shkaktuar nga bllokimi i rrugës nga Jelekët e Verdhë në jugperëndim të vendit. Kjo është viktima e dhjetë që nga fillimi i protestave. Viktima u përplas me një kamion të ndaluar në një pikë të bllokuar të autostradës. Shoferi i kamionit ka pritur policinë në vendngjarje, ndërsa ata që kishin bllokuar rrugën u larguan menjëherë. Për të shtunën e gjashtë rradhazi grupe të ndryshme manifestuesish organizuar protestën me anë të rrjeteve sociale. Mëngjesin e të shtunës është bllokuar dhe hyrja e rrugës që të çon në zonën e Malit të Bardhë.

Senati francez ndërkohë miratoi masat e emergjencës ekonomike dhe sociale si reagim ndaj krizës së Jelekëve të Verdhë. Projektligji i miratuar përmban disa nga premtimet e bëra nga presidenti francez Emanuel Makron në 10 dhjetor. Gjithashtu nuk do të ketë një votim të dytë të projektligjit në këshillin kushtetues dhe pritet që të hyjë në fuqi që në ditët e para të 2019-s. Ministri laburist Muriel Penisod lavdëroi shpirtin e përgjegjësisë së senatorëve si dhe vullnetin e tyre për të marrë pjesë në vendosjen e menjëhershme klimës paqësore.

Por Jelekët e Verdhë vazhdojnë protestat dhe numri i tyre është reduktuar ndjeshëm. Pavarësisht kësaj autoritetet parashikojnë që mes tyre të ketë sërish individë të dhunshëm dhe të radikalizuar. Sidomos në Paris janë marrë masa të ashpra sigurie. Minsitri i Brendshëm francez u bëri apel manifestuesve ti japin fund bllokimit të rrugëve, duke u përmendur faktin se viktimat e kësaj mënyre proteste tashmë janë dhjetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!