Adrijana Malbi, 35-vjeç nga Ohri i Maqedonisë është arrestuar nga policia në Tushemisht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit në Norvegji. Arrestimi i saj u krye pas verifikimit se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia. Tashmë vijojnë procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.
“Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë”, njofton policia. m.v/abcnews.al