E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu: E katërta herë brenda 3 muajve, jam mirë

schedule09:19 - 25 Mars, 2022

schedule 09:19 - 25 Mars, 2022

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte të ndryshme.

Së fundmi, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka reaguar lidhur me lajmin në disa media që e kanë shpallur të vdekur.

Fejzullahu ka treguar se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.

Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.

Pavarësisht se mbi supe mban 74 vite, Sabriu është ende në top formë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!