E shoqëruan vetëm tre persona, pastaj dezinfektuan rrugën: Momentet e pabesueshme nga varrimi i burrit që vdiq nga koronavirusi

schedule12:49 - 19 Mars, 2020

schedule 12:49 - 19 Mars, 2020

66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë është dërguar për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit.

Gazetari Maksi Rama raporton për abcnews.al se në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona.

Ky është një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i bërë e detyrueshme nga kriza e koronavirusit.

Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!