E shkarkoi dhe riktheu në detyrë drejtorin, Rama për ministren Gjonaj: Nuk ka përgjegjësi

schedule23:06 - 24 Tetor, 2019

schedule 23:06 - 24 Tetor, 2019

“Nuk jam në dijeni të këtij fakti. Zero. Ministrja nuk ka përgjegjësi”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në lidhje me skandalin në burgun e Vlorës, ku drejtuesi i saj u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre.

Egon Velaj kishte 6 ditë në drejtimin e burgut të Vlorës, emërim i bërë nga ministrja Etilda Gjonaj. Ndërkohë një vit më parë, e njëjta ministre e kishte shkarkuar nga Aluizni.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë emisionit Opinion në TV Klan se nuk garanton që në partinë e tij nuk do të dalë asnjë gënjeshtar. Rama tha se do të bëhen dy ndërhyrje që të ndalohen kandidaturat të cilët gënjejnë në formularin e vetëdeklarimit.

“Ministrja nuk bën as shqyrtim dosjesh të konkursit, as nuk i shef ka dokumente, s’ka dokumente. Nuk di të them më shumë për këtë rast. Për faktin se përgjegjësia në këtë sistem që kemi zgjedhur është individuale në raport me ligjin, por duke qenë se gënjeshtarë të tillë që shkojnë atje dhe mbushin formularin e vetëdeklarimit dhe thonë nuk kam bërë gjë dhe pastaj i japin kosto morale procesit atëherë ne do bëjmë dy ndërhyrje. Do e vëmë taksative, kush kapet në gënjeshtër në formula dekriminalizimi do shkojë në burg. Do bëjmë edhe një gjë tjetër sepse asnjë parti politike nuk e ka mundësi ta bëjë një verifikim. Unë isha i pari që futa dëshminë e penalitetit. Çdo kujt i kam kërkuar dëshminë e penalitetit. Do fusim në ligj që të mos të regjistrohen më kandidaturat siç regjistrohen, por të gjitha partitë ti çojnë kandidaturat një muaj përpara ditës së fillimit të fushatës. Dhe kështu të verifikohen nga strukturat shtetërore”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!