E sapoemëruar, ambasadorja amerikane Yuri Kim i shkon në zyrë Kryeprokurorit Çela

schedule16:13 - 29 Janar, 2020

schedule 16:13 - 29 Janar, 2020

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shkuar në zyrën e kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ditën e djeshme ambasadorja amerikane ka zhvilluar takime edhe me Ministrin në detyrë Gent Cakaj, dhe Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

 

Pas takimit me kryeprokurorin, ambasadorjaYuri Kim përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Postimi  i Ambasadës:

Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!