Kjo është procedura e zakonshme që pronari i kësaj furre buke në kryeqytet mirëpret klientët e tij që nga 9 marsi, ditën kur u zbulua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri.
Me alkol dhe dezinfektant krahës vendosjes në rradhë të qytarëve, pronari i kësaj furre kërkon nga qytetarët që të mbajnë distancë edhe në ambjentet e brendshme të furrës.
“Të bëjmë dezinfektim total, të mbajmë distancën me klientët, të dezinfektojmë klientët nga duart me sloganin mbroni veten”, u shpreh ai.
Një tjetër masë e shtuar për të minimizuar mundësinë e përhapjes së virusit është sygjerimi që kjo furrë buke i ka bërë qytetarëve që deri në momentin që Shqipëria do të fitojë betejën me COVID -19 ata ta marrin bukën të paprerë.
Në kohën kur kujdesi dhe mesazhet për ruajtjen e higjenës në ambjentet publike është i vazhdueshëm, rasti i kësaj furre buke në Tiranë është nga shembujt e pakët që ambjentet e shërbimeve publike kanë marrë për të ruajtur shëndetin e klientëve të tyre./abcnews