Binjaket më të vjetra në Britani, festojnë sot 100-vjetorin e lindjes. Një ngjarje kjo që nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave rozë.
Dorothy Sivyer dhe Kathleen Whitehead jetojnë së bashku në shtëpinë e fëmijërisë, e cila është ndërtuar nga gjyshërit e tyre. Ato kanë lindur në 28 gusht të vitit 1920.
Kathleen është disa minuta më e madhe se e motra Dorothy dhe ajo ka qenë njëherë e fejuar, por është divorcuar dhe nuk u martua më. Ndërsa Dorothy ka tre fëmijë, si edhe gjashtë nipër e mbesa.
Binjaket shprehen se kanë jetuar kaq gjatë falë mënyrës së ushqyerjes, duke konsumuar vetëm gjëra të shëndetshme.
“Po jetoj në këtë shtëpi sapo u lehtësuan masat e izolimit. Ndihem mirë me time motër dhe imagjinoni, nesër ne do të festojmë ditëlindjen tonë të 100. Ky është një rekord për familjen tonë, askush se ka arritur këtë moshë më parë. Për të festuar kemi menduar një ceremoni të vogël në kopsht, natyrisht duke mbajtur distancën sociale për shkak të koronavirusit. Mezi po presim që të festojmë ditëlindjen”, tha Dorothy./abcnews.al