Një rast i rralë me koronavirus është konstatuar në Itali, ku një e infektuar ka rezultuar pozitive edhe pas 55 ditësh.
Një 23 vejçare e cila ka qëndruar e shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në “Sant’Orsola” Bologna nuk është shëruar ende nga COVID-19.
Tamponi i fundit që i është bërë 23-vjeçares i përket datës 16 prill dhe ka dalë pozitiv.
“Jemi duke e studiuar me kujdes rastin e 23-vjeçares, deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me koronavirus. Asnjë rast i infektuar me koronavirus nuk kalon javën e katërt”, ka thënë mjeku specialist Luciano Attard në spitalin “Sant’Orsola”.
Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se fatmirësisht pacientja nuk ë2shtë në gjendje të rëndë, po kishte probleme por pas katër ditësh e shtuar në spital gjendja e saj u përmirësua. Por fatkeqësiht tamponët ende dalin pozitiv.
Italia është vendi i dytë në botë për shkak të numrit të lartë të vikltimave që deri më tani është 25 085 persona ndërsa të infektuar deri më tani janë 187 327 italiane. /abcnews.al