Dy persona të pastrehë, një burrë dhe një grua, vdiqën të mërkurën mbrëma në Francë pasi u goditën nga një tren në Paris.
? Paris: deux personnes sont mortes cette nuit après avoir été percutées par une rame de métro à la station Gaîté pic.twitter.com/CmHhKaAloS
— Rebondmédia (@rebondmedia) April 27, 2023
Aksidenti ndodhi rreth orës 00:45 me orën lokale në stacionin e metrosë Gaîté në lagjen e 14-të të kryeqytetit francez.
“Dy persona u goditën nga treni që po hynte në stacion”, thuhet në një deklaratë të RATP, duke shtuar se “policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie”.
“Të dy ishin të pastrehë”, tha një burim i afërt me rastin.
/abcnews.al