E rëndë, prindërit detyrojnë 14 vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale me një mik të familjes, për para

schedule11:21 - 11 Mars, 2022

schedule 11:21 - 11 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 14 vjeçare është dhënë nga prindërit e saj një 43 vjeçari i cili e ka shfrytëzuar seksualisht, kundrejt përfitimit të bukës për familjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Katania, ku prindërit përkatësisht 49 dhe 41 vjeç kushin bërë Pazar me mikun e familjes 43 vjeçarin dhe në këmbim të të ardhurave i kishin dhënë të miturën.

Policia ka vënë në pranga prindërit dhe abuzuesin e vajzë, të cilët akuzohen për dhunë seksuale ndaj të miturës, rrëmbim, transferim substancash drogë, ilegale posedimi dhe mbajtja e armëve pa leje.

Ndër të tjera bëhet me dije se hetimet nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, kanë nxjerrë në dritë  sjelljen e neveritshme të dy prindërve “ndaj njërës prej vajzave të mitura” duke “nxjerrë” një kontekst familjar shumë të degradua.

Prindërit e  viktimës, për shkak të situatën e varfërisë së rëndë ekonomike dhe duke demonstruar një paaftësi prindërore absolute, ata do të kishin ushtruar kompetenca në lidhje me vajzën që korrespondon me të drejtën e pronësisë, duke e nxitur me dhunë dhe kërcënim për të kryer marrëdhënie seksuale me kumbarin 43 vjeçar./abcnews.al