E rëndë, po kthehej në shtëpi, shoferi vdes në timon

schedule10:55 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:55 - 29 Shtator, 2022

Një 50-vjeçar ka dhënë frymën e fundit në timon, teksa kthehej në shtëpi nga një udhëtim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në një autostradë në Fthiotida, ne qendër të Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se 50-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Lamiareport.gr bën me dije se në makinën e 50-vjeçarit ndodhej në vendin e pasagjerit miku i tij, i cili ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

Pavarësisht përpjekjeve, personeli mjekësor nuk arriti të shpëtojë 50-vjeçarin. Sakaq mësohet se makina e 50-vjeçarit ka dalë nga rruga në momentin kur viktima dha frymën e fundit, por për fat të mirë pa shkaktuar aksident./abcnews.al/