Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bathore. Një 28 vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një gomisteri. Ai është identifikuar si Fatjon Lleshi 28 vjeç. Grupi hetimor ka verifikuar dokumentet, dhe ka rezultuar se 28 vjeçari ka qenë i siguruar në punë.
Ndërsa ishte duke punuar, një gomë ka plasur në ambientet ku viktima punonte duke e lënë të plagosur rëndë. 28 vjeçari ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor ndërkohë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“./abcnews.al