E rëndë, një 51 vjeçar rus në Serbi vret gruan dhe fëmijën, më pas vetëvaret

schedule10:56 - 6 Qershor, 2023

schedule 10:56 - 6 Qershor, 2023

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku tre anëtarët e një familje janë gjetur të pajetë në banesën ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Oslobodjenja në Pançevë dhe mësohet se ata janë shtetas rusë.

Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje dhe vrasje brenda familjes. Paraprakisht dyshohet se 51 vjeçari rus ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 50 vjeçare dhe fëmijën 9 vjeç, më pas është vetëvarur.

Prokuroria më e lartë publike në Pançevë urdhëroi autopsinë e trupave të tre shtetasve rusë, të cilët u gjetën mbrëmë në një banesë në Ulica Oslobođenja në Pançevë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!