E rëndë në Tropojë, mbytet në lumin e Valbonës një 29-vjeçar

schedule16:40 - 24 Korrik, 2020

schedule 16:40 - 24 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bujan Tropojë ditën e sotme.

Një i ri është mbytur në lumin e Valbonës, në rrethana të paqarta.

Policia ka raportuar se është gjetur i mbytur 29 vjeçari B. M, për të cilin familjarët kishin bërë kallëzim pas largimit të tij nga banesa prej disa orësh.

Sipas policisë, pas disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e tij në lumin Valbonë pa shenja jete.

Dyshohet se 29-vjeçari është mbytur duke u larë në lumin Valbonë pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/ Informacion paraprak.

Më datë 24.07.2020, është bërë kallzim nga familjarët pasi është larguar nga banesa djali shtetasi B.M., 29 vjeç, banues në Bujan, Tropojë.

Me të marrë kallzim shërbimet e Policisë janë vënë në levizje për gjetjen e shtetasit B.M, ku pas disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e tij në lumin Valbonë pa shenja jete.

Nga veprimet paraprake dyshohet se shtetasi B.M, është mbytur duke u larë në lumin Valbonë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!