Shkodër- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar motrën e tij. Sipas policisë 24-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24 vjeç, A.Q pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/