Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Misuri të SHBA-së, ku një nënë i vuri zjarrin banesës dhe u dogj brenda bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.
Shkak është bërë mosmarrëveshja që ajo kishte me baballarët e fëmijëve të saj për kujdestarinë e tyre.
Zjarri shpërtheu në orët e para të së hënës, ndërsa autore e krimit ishte 39-vjeçarja Bernadine Prusner, e cila në fakt dikur ishte shpallur mësuesja e vitit në Misuri. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç.
Në shtëpi u gjet një shënim në të cilin autori përshkruante qëllimin e saj për t’i dhënë fund jetës dhe të fëmijëve të saj.
Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta.
Ky është momenti im më i mirë”.
Të dielën në fakt ajo kishte bërë një tjetër postim ku shkruante “ne kundër gjithë botës. Jam e bekuar që jam nëna e tyre. Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit”.
Një postim në faqen GoFundMe të 39-vjeçares thotë se Pruessner ishte “në një vend të keq” pas një beteje për kujdestarinë me babain e binjakeve.
Siç doli, në vitin 2017 çifti ishte divorcuar me kujdestari të përbashkët, por babai i fëmijëve në vitin 2023 i ishte drejtuar drejtësisë pas synimit të 39-vjeçares për t’u shpërngulur në një periferi.
Në dosjen e çështjes, babai shprehu shqetësimin e tij se ish-gruaja e tij do të ishte më afër nënës së saj, të cilën ai e cilësoi si “psikotike”.
39-vjeçarja dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje të ngjashme me babanë e dy fëmijëve të saj të tjerë.
/abcnews.al