Një burrë ka humbur jetën teksa është përpjekur për të shpëtuar jetën tre fëmijëve të tij teksa po laheshin në lumë. Ngjarja ndodhi në New Jersey, ku policia lokale bën me dije se në momentin kur oficerët erdhën në vendngjarje, gjetën tre fëmijë të moshës 13, 11 dhe 8 vjeç jashtë ujit, ndërsa babai i tyre nuk kishte arritur të shpëtonte.
“Sipas dëshmitarëve, fëmijët hynë në ujë dhe ishin duke u mbytur”, thanë autoritetet. “Viktima hyri në ujë për t’i ndihmuar, tërhoqi fëmijët e tij por luftoi për të ruajtur ekuilibrin e tij.”
Trupi i 42-vjeçarit u gjet pas më shumë se tre orësh kërkimesh nga ekipi i zhytjes.
/abcnews.al