E rëndë në SHBA, 72-vjeçarja rrah për vdekje mbesën e saj 8-vjeçare

schedule18:25 - 10 Shkurt, 2023

schedule 18:25 - 10 Shkurt, 2023

Një grua 72-vjeçare nga Karolina e Veriut në SHBA akuzohet se ka rrahur për vdekje mbesën e saj 8-vjeçare, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Nash.

Autoritetet u njoftuan për transferimin e të miturës në spitalin e urgjencës me plagë të rënda, ndërsa, siç u bë e ditur, vogëlushja ka vdekur sapo ka mbërritur në spital.

“Fëmija kishte lëndime të rënda në të gjithë trupin dhe në kokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas People, Patricia Ricks, e cila kishte kujdestarinë e gjithsej gjashtë fëmijëve që jetonin në shtëpinë e saj, përballet me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. Pas vdekjes së të miturës, fëmijët e mbetur janë transferuar në qendrat e kujdesit.

Sipas policisë, gjyshja nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas arrestimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!