Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Randobravë të Prizrenit ku një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij.
Shtetasi N.H. 59-vjeç, pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të vajzës së tij, A.H. 31-vjeçe.
Djali i 59-vjeçarit ka arritur që t’ia heqë me forcë armën nga duart babait të tij, teksa ky i fundit u largua nga banesa.
I dyshuari, fillimisht nëpërmjet telefonit i ka treguar policisë se ka qëlluar në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e dinte nëse e kishte vrarë apo jo. Më pas, ai është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Prizrenit.
Nga policia është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, mbledhjes së provave dhe dëshmive të personave të përfshirë në këtë ngjarje./abcnews.al