E rëndë në Londër, foshnja e porsalindur gjendet në një çantë

schedule13:03 - 19 Janar, 2024

schedule 13:03 - 19 Janar, 2024

Një foshnjë  e porsalindur është gjendur brenda një çante në Londër, në mes të rrugës, ndërkohë që temperaturat ishin nën zero. Foshnja u gjet nga një burrë të enjten mbrëma teksa po shëtiste me qenin e tij.

Sipas The Sun, foshnja ishte e mbështjellë vetëm me një peshqir. Burri u kujdes që ta mbante ngrohtë derisa të vinte ambulanca.

“Ne i bëjmë thirrje nënës së tij të telefonojë ose të vijë në spitalin më të afërt”, tha policia në një deklaratë.

Policia tha se foshnja është jashtë rrezikut dhe i ka bërë thirrje nënës, mes frikës se ajo mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas policisë foshnja është gjetur rreth orës 21:13.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!