E rëndë në Krujë/ Dajë e nip qëllohen me armë në oborrin e banesës, humb jetën njëri prej tyre

schedule01:24 - 4 Korrik, 2023

schedule 01:24 - 4 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip, 29 dhe 13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë 29 vjeçari.

18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!