Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ardea, afër Romës, ku një person ka vrarë dy vëllezër dhe një të moshuar. Sipas informacionit nga policia, autori i krimit është një banor i zonës ku ndodhi ngjarja. 34 vjeçari besohet se ka pasur konflikte me të moshuarin.
Në debate e sipër, 34 vjeçari ka qëlluar, ku përveç tij plumbat kanë lënë të vdekur edhe dy të miturit, përkatësisht 3 dhe 8 vjeç.
Të miturit morën menjëherë ndihmën e shpejtë por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra. 34 vjeçari njihet si një person i paqëndrueshëm, i cili më parë ka shfaqur sjellje agresive,” tha kryetari i bashkisë së Ardea, Mario Savarese./abcnews.al