E rëndë në Has, humb jetën gjatë lojës 8-vjeçari

schedule20:41 - 28 Maj, 2020

schedule 20:41 - 28 Maj, 2020

Një 8 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në oborrin e shkollës në qytetin e Krumës paraditen e sotme teksa luante me fëmijë të tjerë.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se i mituri, mund të jetë përplasur me gjoks me shtyllën e portës së fushës së futbollit, ndërsa dëshmitarë të tjerë bëjnë të ditur se ka  vdekur nga shkaqe natyrale, pasi nuk ka patur shenja të goditjes.

Fëmija është dërguar në spitalin e Krumës por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ndërkohë pritet të bëhet ekspertiza mjeket ligjore për të gjetur shkaqet e humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur Fusha e Sportit në qytetin e Krumës, shtetasi E. C. 8 vjeç, duke luajtur me fëmijë, është rrezuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup nuk janë konstatuar shenja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!