E rëndë në Greqi, një grup agresorësh i vënë flakën me pishtar një 19-vjeçari

schedule10:00 - 21 Qershor, 2021

schedule 10:00 - 21 Qershor, 2021

Një incident agresiv ndodhi pak pas mesnatës të dielën në Efkarpia, Selanik. Një grup prej rreth 15 personash sulmuan një grup tjetër të rinjsh që ishin në Sheshin Kolonel Ath.Katsia.

Autorët e sulmit arritën të kapnin një nga personat e rinj që po ndiqnin. Ata i janë afruar dhe pasi e kanë rrahur i kanë shkaktuar djegie të trupit me flakët e një pishtari që mbanin në dorë.

Fatmirësisht 19-vjeçari mbijetoi ndërsa policia arriti në vendin e ngjarjes. Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje ishin një grup tifozësh nga Selaniku por, 19-vjeçari nuk kishte arritur të shquante ata.

19-vjeçari u dërgua në spital me djegie në shpinë dhe në këmbë. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!