E rëndë në Burrel/ 2-vjeçari ndërron jetë në spital, pasi u sëmurë në çerdhe

schedule13:07 - 11 Shtator, 2023

schedule 13:07 - 11 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e çerdhes Numër 2 në Burrël. Mësohet se një 2-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital. Fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, mësohet se fëmija 2 vjeç e gjysmë ka qenë i sëmurë që në lindje, edhe sipas familjarëve të largët, është trajtuar në spital në Mat dhe në Tiranë që nga lindja.

Pak minuta pasi prindërit e kanë lënë në çerdhe fëmija ka shfaqur shqetësime në frymëmarrje dhe të vjella. Menjëherë dy edukatoret e kanë kanë dërguar në spitalin e Burrelit, ku ka humbur jetën.

Ndërkohë, familjarët nuk duan të flasin për ngjarjen pasi e kanë ditur sëmundjen e fëmijës së tyre./abcnews.al