E rëndë në Australi, 19 vjeçari tërheq zvarrë me makinën të miturin për 2 km pas një debati

schedule09:11 - 16 Shtator, 2023

schedule 09:11 - 16 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sidnei, ku një 19-vjeçar ka tërhequr zvarrë një të mitur për 2 km pas një debati. 15-vjeçari ndodhet në koma, pasi 19-vjeçari dyshohet se e ka tërhequr zvarrë me makinën e tij për gati 2 kilometra në rrugët në perëndim të Sidneit.

Sipas policies, shoferi pas debatit e ka tërhequr zvarrë të miturin, para se të rrëzohej para një karburanti. Djali u dërgua në një spital lokal, por u desh të transferohej në një institucion më të specializuar, por ai është sërish në gjendje të rëndë.

Pas kontrollit në zonën ku ndodhej viktima, efektivët ndaluan një automjet që u cilësua si i dyshimtë dhe arrestuan drejtuesin e mjetit.

19-vjeçarit iu refuzua lirimi me kusht dhe do të dalë të shtunën para gjykatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!