E rëndë, mbyten në liqen dy të mitur në Tiranë

schedule18:58 - 27 Maj, 2022

schedule 18:58 - 27 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kanë qenë një grup fëmijësh duke u larë në liqen. Katër prej tyre kanë dalë dhe dy të tjerë jo.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!