E rëndë/ Manjati britanik vret gruan dhe më pas kryen vetëvrasje

schedule09:58 - 19 Qershor, 2024

schedule 09:58 - 19 Qershor, 2024

Opinioni publik në Turqi është tronditur nga krimi i tmerrshëm në Ankara. Manjati britanik vrau gruan e tij çeke 40-vjeçare në shtëpi dhe më pas kreu vetëvrasje.

Tragjedia ndodhi pasi çifti pati një debat të ashpër për disa biseda që manjati kishte parë në celularin e bashkëshortes. Por më tragjike është fakti se vrasja ndodhi ndërsa në shtëpi ndodheshin tre fëmijët e çiftit, tre, katër dhe 14 vjeç.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe jetoi në Pragë për disa vite përpara se të transferohej në Turqi për shkak të punës së bashkëshortit.

Viktima, një prezantuese e njohur në Çeki, i kishte kushtuar një pjesë të madhe të kohës punëve bamirëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!