E rëndë, iranianët e sëmurë me COVID-19 rrëzohen rrugëve dhe dyshemeve

schedule14:32 - 29 Maj, 2020

schedule 14:32 - 29 Maj, 2020

Irani duket se është vendi më i prekur së fundmi nga kroonavirusi. Përmes disa video të shpërndara në mediat e huaja shikohen momentet se si njerëzit e sëmurë që po shemben nëpër rrugë nëpër Iran, midis akuzave se pandemia e coronavirusit të vendit filloi në ambasadën kineze në Teheran tre javë para se të shpallet rasti i parë zyrtar.

Nga video shikohet momenti se si qytetarët në Iran për shkak të sëmundjes bien në rrugë pa vetëdije.

Regjistrimet e dorëzuara në MailOnline tregojnë se tre punonjës iranianë të ambasadës kineze në Teheran u shtruan në spital me simptoma të dyshuara me COVID-19 më 28 janar. Vetëm tre javë më vonë, më 19 shkurt, pacienti i parë me COVID-19 në Iran, një tregtar, u identifikua zyrtarisht në Qom, rreth 100 milje në jug të Teheranit.

Aktivistët akuzuan udhëheqjen iraniane se fshehën rastet e mëparshme, në mënyrë që të mos vinin në siklet kinezët. Teherani mbështetet shumë në mbështetjen kineze ndërsa sanksionet e SHBA vazhdojnë të rriten. Ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë iraniane hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se punëtorët e ambasadës, të cilët kishin ethe të larta dhe kollë të rëndë, nuk kishin koronavirus./abcnews.al