Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë në Kosovë, ku një paciente e shtruar me koronavirus i ka shpërthyer bombola e oksigjenit, duke pësuar djegie të duarve.
E lënduara është shprehur për mediat në Kosovë se si pasojë e shpërthimit ka pësuar djegie në duar.
“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë porbleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë, janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”, ka thënë ajo për RTK
Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale. Ndër të tjera pacientja me iniciale F.Xh ka bërë një apel për institucionet që të rregullojnë problemin me oksigjen sepse sipas saj vazhdimisht ka probleme./abcnews.al