Një 21-vjeçare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se e reja ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv. Lajmin e konfirmojnë për Abcnews.al mjekë nga Infektivi.
Si duket vajza ka qenë në gjendje të rëndë pasi ndodhej e intubuar. Ndërsa, abcnews.al mëson po ashtu se vajza ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Kur u paraqit tek Infektivi, e reja kishte qenë në gjendje akute.
Kështu, 21-vjeçarja bëhet e para e kësaj moshe që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë. Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë është 97.
https://youtu.be/jQ-nvfItfZ8
Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë vendin është 3,667.
Situata e rënduar vijon të mbetet tek Infektivi ku dita ditësh shtohen të shtruarit dhe personat në gjendje të rendë. /abcnews.al/