E rëndë, gjendet një fëmijë i mbytur në kanal në Tiranë

schedule12:41 - 1 Mars, 2020

schedule 12:41 - 1 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku një fëmijë është gjetur i mbytur në kanal.

Ngjarja ka ndodhur tek banesat sociale në Shkozë. Dyshohet se  i mituri ishte shpallur i humbur prej datës 17 shkurt.

Ndërkohë policia po bën verifikime për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shaqet e ngjarjes.

Tiranë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!