Aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin në aksin Tiranë-Ndroq, në kërkim autori

schedule08:10 - 14 Prill, 2021

schedule 08:10 - 14 Prill, 2021

Një 54 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S. M., 54 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Ndërkohë dyshohet se 54 vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar.

 

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al