E rëndë, babai qëllon djalin

schedule17:40 - 24 Maj, 2022

schedule 17:40 - 24 Maj, 2022

Konflikt në një familje në Greqi. Babai qëllon me armë djalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Agios Andrianos, Nafplio. Një 63 -vjeçar ka qëlluar me armë djalin e tij.

Sipas mediave vendase, në kryqëzimin e Agios Andrianos, babë e bir u grindën dhe situata doli jashtë kontrollit, ku babai qëlloi djalin e tij 40- vjeçar dhe e plagosi në këmbë.

Në vendngjarje kanë shkuar persona të Sigurimit të Nafplios, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Departamenti i Sigurisë së Nafplios po kryen hetimin e rastit.