Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur, dhe nga abuzimi ka ngelur shtatzënë.
Mediat vendase shkruajnë se rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe është raportuar nga një ankuese femër.
Sipas Policisë, e dhunuara është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore. /abcnews.al