E rëndë, 93-vjeçari në Prevezë qëllon me çifte bashkëshorten dhe më pas veten

schedule13:06 - 27 Shtator, 2022

schedule 13:06 - 27 Shtator, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 93-vjeçar ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij 85-vjeçare dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten.

Sipas raportimeve greke, mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa e shoqja ka marrë plagë të rënda.

Aktualisht 85-vjeçarja ndodhet në spital.

Ka qenë djali i çiftit të moshuar që ka gjetur babanë e tij të vdekur në dhomën e gjumit dhe nënën të plagosur në sallon, në banesën e tyre në Prevezë./abcnews.al./