53-vjeçari nga Prishtina e djegë veten para syve të djalit të tij në Angli, shkak borxhet në lojërat e fatit
Një matematicient dhe student premtues i mjekësisë, i cili kishte lindur në Kosovë, e ka djegur veten për vdekje përpara syve të djalit të tij adoleshent në një qytet jo shumë larg Londrës, pasi kishte 250,000 paund apo 295 mijë euro borxhe në kumar, raporton Daily Mail, përcjell Express.
Bylent ‘Bill’ Troshupa, 53 vjeç me prejardhje nga Prishtina, i cili u largua nga Kosova për shkak të regjimit të ish-Jugosllavisë drejt Londrës, ishte zemëruar dhe i çrregulluar pasi kishte humbur mijëra baste 12 orë në ditë gjatë pandemisë me firma përfshirë “William Hill” dhe “888”.
Pas kësaj situate martesa e tij ishte prishur dhe sipas një urdhri, atij i ishte ndaluar ta vizitonte gruan Julie Martin, 51 vjeç, dhe djalin e tyre 16-vjeçar.
Por babai i dy fëmijëve kishte mbërritur me një thikë, kanaçe me karburant dhe zarf plot me para, ndërsa djali i tij ishte i vetëm në shtëpi nëntorin e kaluar.
Ai filloi ta përplaste derën duke kërkuar që të futej brenda para se t’i linte paratë përmes kutisë së letrës, duke u larguar dhe duke ia vënë flakën vetes.
Djali i shqetësuar e kishte telefonuar nënën e tij ndërsa ajo po kthehej me veturë në Waltham Abbey, Essex, nga puna rreth orës 20:30 duke i thënë se babai i tij po digjej në zjarr jashtë.
51-vjeçarja nxitoi në shtëpi për ta gjetur Troshupan “në zjarr, duke bërtitur ndërsa binte në dysheme”.
Një fqinj ishte përpjekur ta parandalonte tragjedinë, por djegiet e tij ishin shumë të rënda.
Shërbimet e urgjencës luftuan për 90 minuta në vendngjarje përpara se ai të intubohej dhe të fluturonte me helikopter drejt spitalit Broomfield.
Dr Niall Martin, nga njësia e djegieve, tha se ai pësoi arrest kardio-pulmonar dhe vdiq në orën 1:30 të mëngjesit. Mjeku ligjor i lartë Lincoln Brookes e cilësoi aktin si vetëvrasje në gjykatën e mjekëve të Chelmsford.
Martin, e cila gjithashtu ka një vajzë, 22 vjeçe, u ul në seancën 1-orëshe me lot duke shtrënguar duart e dy miqve të saj. Hetimi vjen pasi ministrat janë kritikuar për vonimin e një lidhur me çështjen e rregullores së lojërave të fatit.
Më pas, Martin, e cila është bërë një aktiviste e zëshme për viktimat e varësisë ndaj lojërave të fatit, tha për Daily Mail se “Qeveria duhet t’i përshpejtojë veprimet”.
“Kjo nuk ka të bëjë me vdekjen e burrit tim. Kjo më ka prekur mua, ka prekur fëmijët tanë, ka prekur familjen e tij. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, ka mbi 400 vetëvrasje çdo vit dhe mijëra të tjera me anti-depresivë dhe probleme të shëndetit mendor që vuajnë”.
Në gjykatë u tha se Troshupa ishte gjeni i matematikës si fëmijë, duke fituar një konkurs kombëtar në vendlindjen e tij në Kosovë dhe duke u renditur i treti në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Ai ishte në vitin e dytë të studimeve për mjekësi në Kroaci dhe kur filloi lufta ballkanike dhe iu desh të ikte në fluturimin e fundit pasi ishte në rrezik nga nacionalistët serbë.
Troshupa mbërriti në Londër, por asnjë nga kualifikimet e tij nuk iu njohën, kështu që ai punoi si shofer. Ai u takua me zonjushën Martin dhe ata u martuan, por ai kishte probleme me shëndetin mendor nga lojërat e fatit.
Gjatë izolimit të pandemisë, ai u la në pushim dhe u nda nga gruaja e tij pasi u dënua për sulm ndaj saj në shtator të vitit 2020.