E rëndë, 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë, humb jetën rrugës për në spital

schedule16:52 - 25 Maj, 2022

schedule 16:52 - 25 Maj, 2022

Një 37-vjeçare shqiptare u godit me thikë ditën e sotme në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello.

Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj. Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda.

Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!